Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sonte në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Përveç Policisë së Kosovës, në vend-ngjarje kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 100 aksidente trafiku, prej tyre 32 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info