Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Klan Kosova mëson se një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti dhe se i njëjti është dërguar në spital për trajtim.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zyrtarja e Policisë për informim, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal. Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit , ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.