Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Në bazë të disave fotove të dërguara nga një lexues i portalit shihet, një kamion është rrotulluar duke goditur një makinë tjetër që ishte në lëvizje në këtë pjesë të rrugës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes derisa sipas dëshmitarëve ka edhe të lënduar./Llapi.info