Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku me ç’ rast njëra ka përfunduara në arat e asaj ane.

Dëshmitarët për Llapi.info kanë thënë se në këtë aksident janë lënduar rëndë dy femra.

Ndryshe, pak orë më parë një tjetër aksident trafiku ka ndodhur në këtë magjistrale, ku një person ka vdekur pas plagëve dhe  shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë./Llapi.indo