Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash (rreth orës 01:30) në rrugën “Zahir Pajaziti” në qendër të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që i ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 vetura.

Sipas dëshmitarëve, në këtë përplasje ka edhe persona të lënduar, derisa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda.

Dëshmitarët kanë treguar për Llapi.info, ku edhe kanë dërguar pamje se përkundër që aksidenti ka ndodhur në qytet, ekipet mjekësore kanë arritur me shumë vonesë.

Po ashtu, siç kanë treguar dëshmitarët, njëra nga veturat që është aksidentuar ka qenë në shpejtësi të madhe.

Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Duhet theksuar se numri i aksidenteve është rritur dukshëm në nivel vendi, e po ashtu edhe i atyre me të lënduar.

Në lidhje me këtë rast, Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info