Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:30 afër objektit të Gjykatës në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’ rast kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se ekipet mjekësore nga vendi i ngjarjes kanë vazhduar menjëherë për në QKUK.
“Dy persona kanë mbetur të lënduar, ndihma e parë u është ofruar në vend-ngjarje, ndërsa të njëjtit janë transportuar për në QKUK të Prishtinës”, kanë thënë nga Emergjenca.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e aksidentit.
Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente, prej tyre 28 kanë përfunduar me të lënduar./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara: