Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Gllamnik të Podujevës rreth orës 18:30 të ditës së sotme ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.