Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Podujevë, saktësisht në fshatin Sfeqel.
Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor, shkruan Indeksonline
Komandanti i Stacionit të Policisë në qytetin e Podujevës, Bekim Bislimi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime trupore një person.
Sipas tij, i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në Emergjencën e qytetit.
“Mund të konfirmojë se rreth orës 21:50 kemi pranuar informatën për një aksident në fshatin Sfeqël mes një veture dhe një traktori. Sipas informacioneve të para, një qytetarë është i lënduar dhe i është ofruar ndihma mjekësore dhe është dërguar në Emergjencën e qytetit të Podujevës”, ka thënë Bislimi.