Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht te Qershiat e Llapashticës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku për pasojë ka ndërruar jetë ky i fundit.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.

Në bazë të pamjeve që i ka siguruar Llapi.info, shihen ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Llapi.info