Një vetëaksident ka ndodhur pasditën e së dielës në Prizren.
Aksidenti ka ndodhur në rrethin Bozhdarhane, ku një veturë ka goditur tre shtylla elektrike.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona dhe rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 17:44 minuta, policia është njoftuar për një vetaksident në komunikacion, në rrethin në Bozhdarhane, që lidh rrugën “Ukë Bytyqi” me rrethin. Një automjet i tipit Golf, duke mos iu përshtatë shpejtësisë së lëvizjes në atë rrugë, si pasojë ka goditur tri shtylla elektrike të cilat edhe i ka dëmtu dhe është rrokullisur. Si pasojë janë lënduar tre persona”, ka thënë ai.