Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në Besi, raporton Llapi.info

Në bazë të një video që kanë dërguar lexuesit e portalit, shihen dy vetura që janë përplasur ku me ç’rast sipas dëshmitarëve kanë mbetur të lënduar dy persona.

Dëshmitarët për Llapi.info kanë treguar se ekipet e Emergjencës dhe të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, por që janë vonuar.

Sipas dëshmitarëve njëri nga të lënduarit ka marrë lëndime më të rënda.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Llapi.info