Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:30 në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura ku njëra shihet të jetë përplasur për një shtyllë elektrike.
Llapi.info ka kontaktuar me Qendrën Emergjente të Podujevës për të mësuar se a ka të lënduar, mirëpo të njëjtit kanë thënë se është bërë ndërrimi i punëtorëve dhe se nuk kanë informacione.
Ndërsa, siç mëson Llapi.info nga dëshmitarë të rastit në këtë aksident ka edhe të lënduar, ku me ç ‘rast lëndime më të mëdha ka marrë një fëmijë.
Në vendin e ngjarjes sipas dëshmitarëve, janë parë edhe Policia./Llapi.info