Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në hyrje të fshatit Shajkoc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së martës në Kosovë janë regjistruar 51 aksidente trafiku, prej tyre 18 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info