Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info
Në këtë aksident janë përplasur dy vetura ku përveç dëmeve të mëdha materiale, kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lëndimin e tyre për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku në Qendrën Emergjente të Podujevës.
“Ekipet i janë përgjigjur rastit. Nga aksidenti në fjalë kanë mbetur të lënduar pesë persona të cilët janë nisur menjëherë me ambulancë për Prishtinë në QKUK”, ka thënë ai.
Sipas dëshmitarëve, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar shkakun e aksidentit./Llapi.info