Gjatë ditës së djeshme në fshatin Polac të Skënderajt ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari i gjinisë mashkullore gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij të tipit ‘VW Cady’, nga pakujdesia ka goditur viktimën e gjinisë femërore.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Skenderajt ku sipas mjekut ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.