Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zakut të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihen se kanë qenë të përfshira tri vetura – njëra prej tyre e Policisë së Kosovës.
Siç mëson portali Llap.info, përveç dëmeve të madha materiale, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar derisa gjendja e tyre është stabile.
Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente, prej tyre 26 kanë përfunduar me të lënduar.
Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik./Llapi.info