Një person ka vdekur nga aksidenti që ka ndodhur sot magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Leshan.
Ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi për Express.
Në media u raportua se në aksident janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.