I.M., 32-vjeçar nga Podujeva ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në hyrje të autostradës në pjesën e Podujevës, ku si pasojë e një goditje nga prapa personat që ishin në motoçikletë janë përplasur në tokë.
Personi tjetër i lënduari është F.B., 24-vjeçar, i cili është duke u trajtuar në spital.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen./Llapi.info