Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë e këtij aksidenti një nxenës është në gjendje të rëndë.
Mësohet se ky këmbësor është aksidentuar nga një veturë, teksa po e kalonte rrugën për të shkruar në shkollë.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline komandanti i Policisë së Kosovës në Podujevë, Isak Ejupi.
Një këmbësor është aksidentuar nga një veturë. I aksidentuari është dërguar në QKUK, ndëra Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”, ka thënë Ejupi.
Ende nuk dihet gjendja e nxenësit, megjithatë dëshmitarët thonë se është në gjendje të rëndë./Indeksonline