Një aksident trafiku ka ndodhur para pak castesh në hyrje të Podujevës, e njohur ndryshe si vendi i qershive.
Si pasojë e moskujdesit të shtuar të vozitësve dy vetura janë përplasur në udhëkryq, të dhënat flasin se ka të lënduar, por që gjendja e tyre nuk është alarmante.
Ata tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia po merret me rastin.
Raporton Llapi.info