Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë dyshohet se një person ka ndërruar jetë, ndërkaq disa të tjerë të lënduar janë nisur për në QKUK të Prishtinës.

Nga Qendra Emergjente e Podujevës kanë bërë të ditur se po ashtu nga ky aksident disa persona janë dërguar në QKUK.

“Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se një person ka vdekur, ndërsa ambulanca është nisur për në QKUK për t’i dërguar të lënduar tjerë. Për informata më të detajuara mund t’i merrni më vonë”, kanë thënë nga Emergjenca për Llapi.info.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga aksidenti në fshatin Lluzhan të Podujevës ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e dërguara: