( E plotësuar) Tre persona nga një familje kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në Podujevë.

Avdyl Zhushi, shef i Qendrës Emergjente në Podujevë, ka bërë të ditur për llapi.info se tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda trupore, M.K., viti i lindjes 1960 dhe F.K., viti i lindjes 1967. Këta dy të lënduar janë dërguar në QKUK, ku edhe po marrin tretmanin mjekësor.

Ndërsa, F.K., viti i lindjes 2000, ka marr lëndime të lehta trupore. Ai pas tretamanit mjekësor të marrë në Qendrën Emergjente në Podujevë është liruar për në shtëpi.

—————————————————————————————————————————————————————

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në Podujevë, përkatësisht në afërsi të Supermarketit “Interex”. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur gazetari i portalit, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes.

Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, një furgon me dy persona, një veturë e tipit “BMW” poashtu me dy persona dhe një “Golf 2” me tre persona.

Raportohet për të lënduar, por lidhur me numrin e të lënduarve do të ju informojmë më vonë, pasi të marrim një prononcim nga mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Podujevë, i cili për momentin nuk mundi të na informojë për shkak të fluksit të madh të pacientëve./Llapi.info

11823828_1106641302698101_1963156420_n

11823922_1106642299364668_25923096_n