Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku me traktor që ka ndodhur dje në ora 18:15 në fshatin Sylevicë të Podujevës. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar një traktor pa targa nga pakujdesia shkakton aksident trafiku me ç’rast lëndime trupore pësojnë vozitësi dhe dy pasagjerë meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Llapi.info mëson se personat e lënduar ishin nga e njëjta familje./Llapi.info