Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info
Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe dy vetura, derisa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një autobus dhe dy vetura). Sipas informacioneve fillestare deri tani tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente, prej tyre 22 me të lënduar./Llapi.info