Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçiklete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej tyre 14 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info