Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Lluzhan- Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Lluzhan-Batllavë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Policisë së Kosovës, përgjatë ditës së hënë në Kosovë janë shënuar gjithsej 45 aksidente, ku 17 prej tyre me të lënduar, ndërsa 28 vetëm me dëme materiale./Llapi.info