Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Gjergj Sokoli”, në Gjakovë, ku janë lënduar katër persona.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë Sheremet Elezaj.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth ores 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime (sipas personelit mjekësor lëndime të lehta trupore). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezi.