Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, në fshatin Stan Tërg, rreth orës 14:00.

Rastin për Insajderin e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Zahiti ka shtuar se pos të lënduarve kishte edhe dëme materiale, si dhe të përfshira në aksident ishin dy vetura.