Një aksident trafiku mes katër automjeteve ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar tre drejtuesit e automjetit dhe pesë pasagjerë.
“Podujevë 02.07.2019-18:00. Raportohet për një aksident trafiku ndërmjet 4 (katër) automjeteve me targa vendore dhe drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur duke mos mbajtur distancën e duhur. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta kanë pësuar tre drejtuesit e automjeteve si dhe 5 (pesë) pasagjerët: dy femra dhe tre meshkuj K/Shqiptarë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./Llapi.info