Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qyshk të Pejës.

Nga ky aksident një person ka mbeturi i lënduar, njofton Klan Kosova.

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, treni që qarkullonte linjën Fushë Kosovë-Pejë në fshatin Qyshk ka goditur një veturë. Me këtë rast një person ka marrë lëndime”.

“I njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.