Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka mbetur i vdekur një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Reporterin se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.
“Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.
Në veturën e vetaksidentuar ndodheshin 4 persona.
Për shkak të kushteve atmosferike policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion.