Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në fshatin Bajçinë komuna e Podujevës, njofton Llapi.info.
Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar, Antigona Çitaku- Dibrani, Zyrtare për Informim në Policinë e Podujevës.
“Në orën 19:30 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Bajçinë ku kombi ka goditur një çerre me kali, me ç’rast karrocieri së bashku me një fëmijë 11 vjeçarë kanë pësuar lëndime, mirëpo jo serioze.” tha Zyrtarja për Informim në Policinë e Podujevës.
Sipas Çitaku-Dibranit, pasi që të lënduarit nuk kanë marr lëndime serioze ata kanë marr tretmanin e nevojshëm në Podujevë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi.
Me rastin në fjalë është marr njësia e trafikut rajonal./Llapi.info