Një aksident ka ndodhur para pak minutave në fshatin Bardhosh të Prishtinës, raporton Llapi.info

Sipas një lexuesi i cili edhe ka dërguar videon në portalin Llapi.info, aksident në fjalë ka ndodhur si pasojë e gropës së madhe në rrugë.

Ambulanca shihet në vendin e ngjarjes, derisa raportohet edhe për të lënduar.

Ndërsa, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Llapi.info