Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident, i cili ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Komunës së Podujevës rreth orës 01:00 pas mesnatës. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit.
Sipas tij, makina ka goditur murin e një shtëpie, me ç’rast katër persona kanë mbetur të lënduar. Personat e aksidentuar tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa, siç shihet në fotot e dërguara në redaksi, makina ka mbetur e tëra e dëmtuar./llapi.info