Në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, fshati Dobërçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni.

Si pasojë e kësaj janë lënduar dy persona. Vozitësi i veturës është lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK, kurse pasagjerja po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se sot mbas orës 15:00 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, fshati Dobërçan ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni. Si pasojë e aksidentit vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë, gjersa pasagjerja po ashtu me lëndime është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, tha ai.