Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në bazë të pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet një veturë që ka dalë jashtë rrugës kryesore. Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor.

Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës, ku kanë deklaruar se bëhet fjalë për lëndime të lehta.

“Një person është këtu i lënduar lehtë dhe është duke u trajtuar”, kanë thënë nga Emergjenca.

Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara edhe nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e këtij aksidenti.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në nivel vendi kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar./Llapi.info