Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti, i cili ka shkaktuar edhe kolona të gjatë në këtë rrugë nacionale.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 55 aksidente, prej tyre 19 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info