Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident komunikacioni në fshatin Peran sot rreth orës 19:40 minuta ku prej të lënduarve njëri është në gjendje më të rëndë, njofton Llapi.info.
Këtë e kanë pranuar edhe në emergjencën në Podujevë të cilët kanë thënë se të lënduarit janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Po nga ai aksident kanë mbetur 2 persona të lënduar, njëri ka qenë në gjendje më të rëndë shëndetësore ndërsa tjetri më lehtë. Të lënduarit i kemi dërguar në QKUK për trajtim” kanë thënë nga emergjenca në Podujevë.
Nga ana tjetër edhe nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin se dy persona janë lënduar si shkak i një aksidenti mes dy veturash në fshatin Peran.
Burime të Llapi.info kanë bërë me dije se të lënduarit ishin të moshës së re.