Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Gllamnik të Podujevës, një person është lënduar,raporton Llapi.info.
Ky aksident ka ndodhur mes dy kombibusëve dhe një biçikilsti meqë rast ky i fundit mbet i lënduar dhe po trajtohet nga ekipi kujdestar i emergjencës.
Mjeku kujdestar i emergjencës, për llapin.info tha se “një i ri ka pësuar lëndimin të lehta trupore, dhe është dërguar për ekzaminime të më tutjeshëm”./Llapi.info