Një familje, burri, gruaja dhe dy fëmijë kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 09:30 minuta në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë.

Sipas mjekut, katër persona, burri, gruaja dhe dy fëmijë kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Gllamnik.

Siç njofton mjeku, personat e lënduar pasi kanë marrë tretmanin mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura./Llapi.info

foto