Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:30 minuta në fshatin Gllamnik të Podujevës, përkatësisht në afërsi të Sh.F. “Kongresi i Manastirit”.
Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë.
Sipas mjekut, tre personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.
Ndërsa, fotot nga vendi i ngjarjes në redaksi të portalit Llapi.info i ka dërguar një lexues i portalit.
Sipas lexuesit, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale./Llapi.info