Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, rruga magjistrale Podujevë – Prishtinë është tejet e ngarkuar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që shpeshherë janë krijuar edhe kolona të gjata./Llapi.info