Një person (i moshuar) është goditur para pak minutash nga një kamion në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në Lluzhan, raporton Llapi.info
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK.
Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.
“Nga aksidenti në fjalë ka të lënduar, ekipet Emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit janë nisur menjëherë për në QKUK të Prishtinës”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Llapi.info
Më poshtë foto e siguruar: