Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, tre prej tyre të mitur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësht të dërguar mediave.

“Vozitësi mashkull kosovar me veturë me targa të huaja, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj, vozitësi dhe tre pasagjerët (të mitur) janë lënduar, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej tyre 27 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info