Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:00 të mëngjesit në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës, në afërsi të stacionit të autobusëve, përball shkollës fillore në këtë fshat.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur gazetari i portalit, i cili ka qëlluar në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, një veturë ka dalur nga rruga kryesore, ndërsa për numrin e të lënduarve ende nuk dihet.

Llapi.info ka kontaktuar Qendrën Emergjente në Podujevë për të marrë informata në lidhje me numrin e të lënduarve, por mjeku kujdestar në këtë qendër ka thënë se ende nuk dihet sa persona janë lënduar për shkak se ata janë dërguar në QKUK dhe nuk kanë ardhur në Qendrën Emergjente në Podujevë./Llapi.info

1

3