Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Lupc, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:10, në rrugën Podujevë -Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor midis dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe janë shkaktuar dëme materiale. Hetimet për rastin janë duke u kryer nga njësitet policore të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 32 aksidente, 13 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info