Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që i ka siguruar Llapi.info, shihet se një veturë nga aksidenti ka humbur kontrollin, kështu duke përfunduar jashtë rrugës kryesore.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, teksa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.
Duhet përkujtuar se aksidentet nëpër rrugët e Kosovës janë në numër të madh, derisa nuk po mungojnë apelet e Policisë për kujdes të shtuar në trafik./Llapi.info