Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy makina.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Kujtojmë, një tjetër aksident në këtë rrugë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku sipas pasojë e përplasjes së dy veturave, kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente, ku prej tyre 11 me të lënduar./Llapi.info