Rreth orës 01:00 pas mesnatës, tre persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Veç tre të vdekurve, edhe një person ka mbetur i lënduar.

Gjatë këtij viti sipas statistiskave numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje.