Një aksident me 10-të të lënduar ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor i fshatit Qubrel.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë.
Lajmin për Klan Kosova.TV e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Të lënduarit po marrin trajtimet mjekësore në Qendren e Mjekësisë Familjare në Skënderaj dhe në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.